-10.8 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Slot ankohet në orarin, por ka disa fjalë edhe për futbollistët e tij: U ka mbaruar energjia

- Advertisement -

Liverpooli nuk ka arritur të marrë pikë në udhëtim te Bournemouth, duke pësuar humbje me rezultat 3-2.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka thënë se është frustruese të pësosh gol në minutën e fundit të ndeshjes.

“Frustruese, sigurisht. Të pësosh një gol në minutën e fundit të ndeshjes është gjithmonë frustruese, por sidomos kur nuk ka kohë të mbetur për t’u rikthyer në lojë”, tha Arne Slot pas humbjes 3-2 të Liverpoolit ndaj Bournemouth.

“Mendoj se mund të them me siguri se ata mund ta kishin shënuar golin e tretë edhe më herët. Disa lojtarëve tanë u mbaroi energjia dhe nuk mund t’i kritikoj për këtë”, shtoi Slot.

Tutje, trajneri holandez u ankua edhe për orarin e ngjeshur, pasi Liverpooli luajti në mesjavë në Francë ndaj Olympique Marseille.

“Dy ditë më parë na u desh të luanim një ndeshje jashtë fushe në Evropë. Jemi e vetmja skuadër që ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ka vetëm dy ditë pushim mes ndeshjeve.”

“Pas një ndeshjeje jashtë fushe, vjen një tjetër ndeshje jashtë fushe kundër një prej ekipeve më intensive.”

“Ajo që nuk duhej të kishte ndodhur është që ta humbasësh ndeshjen në fund, sepse kjo është më e vështirë për t’u pranuar.”

“Për pjesën tjetër të ndeshjes, ishte krejtësisht ndryshe. Ne e dominuam ndeshjen.”

Liverpooli arriti të rikthehej në lojë pasi ishte në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, por humbi pikën që mendoi se e kishte shpëtuar në minutën e 95-të.

Nga njëra anë, kjo humbje i dha fund serisë prej 13 ndeshjesh pa humbje të Reds në të gjitha garat. Nga ana tjetër, u zgjat seria e tyre pa fitore në Ligën Premier në pesë ndeshje.

Të ngjashme

Të fundit