Skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët në garat evropiane

- Advertisement -

Katër skuadrat kosovar që këtë sezon janë pjesë e garave ndërkombëtare, tashmë kanë mësuar kundërshtarët e radhës.

Shorti ka qenë i favorshëm për Dritën në rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës.

Kampiones së Kosovës i ka buzëqeshur fati. Gjilanasit nëse kalojnë skuadrën nga Malta, FC Florianan do takohet me kampionin e San Marinos. Raundi i tretë do jetë në mes të Drita/Floriana-Tre Fiori.

Në letër, skuadra gjilanase konsiderohet favorite përballë Florianës, ndërsa në rast kualifikimi do të kishte një tjetër përballje të përballueshme në raundin e tretë.

Drita synon të vazhdojë rrugëtimin evropian dhe të afrohet edhe më shumë me objektivin për të siguruar një vend në fazën e ligës së UEFA Conference League.

Ndërkohë, edhe Ballkani ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Nëse skuadra nga Suhareka arrin të eliminojë Bohemiansin e Irlandës në raundin e dytë, atëherë në fazën pasuese do të përballet me fituesin e çiftit Besiktas – Midtjylland.

Një duel i mundshëm me njërën nga këto dy skuadra do të ishte një sfidë e madhe për Ballkanin, por fillimisht skuadra nga Suhareka duhet të përqendrohet te përballja me Bohemiansin.

Edhe Dukagjini, një tjetër skuadër kosovar që është pjesë e garave ndërkombëtare, ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Nëse skuadra nga Klina arrin të eliminojë Luganon e Zvicrës në raundin e dytë, atëherë në fazën tjetër do të përballet me fituesin e përballjes mes NSI Runavik (Ishujt Faroe) dhe Koper (Slloveni).

Në letër, një përballje e tillë do t’i jepte Dukagjinit mundësinë për të vazhduar më tej aventurën evropiane, por para kësaj klubi kosovar duhet të kalojë një pengesë shumë të vështirë si Lugano.

Klinasit synojnë të shkruajnë histori në arenën ndërkombëtare dhe një kualifikim ndaj skuadrës zvicerane do t’i afronte edhe më shumë me fazat e avancuara të Conference League.

Edhe Malisheva ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Pas eliminimit të Vllaznisë së Shkodrës në raundin e parë, skuadra kosovare mund të përballet sërish me një ekip shqiptar në garat evropiane.

Nëse Malisheva arrin të kalojë Hibernianin e Skocisë në raundin e dytë, atëherë në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Shkëndijës së Tetovës dhe Bravos së Sllovenisë.

Megjithatë, për skuadrën e trajnerit Thomas Brdaric, fokusi i plotë mbetet te sfida e radhës ndaj Hibernianit, një përballje e vështirë ku Malisheva kërkon të vazhdojë rrugëtimin historik në arenën evropiane.

Pas suksesit ndaj Vllaznisë, skuadra klinase synon një tjetër hap të madh dhe një kualifikim që do ta afronte edhe më shumë me fazat e avancuara të Conference League.

Të ngjashme

Të fundit