Ëndrra e madhe e Dinamos së Ferizajit për të luajtur në Superligë, është vetëm një hap larg.
Skuadra ferizajase e ka mposhtur sot Lirinë e Prizrenit në ndeshjen e barazhit, me rezultat 2-0, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë.
Tashmë Dinamo e Ferizajit do të ketë para vetës edhe një sfidë për tu inkuadruar në elitën e futbollit kosovar, ku do të luaj me skuadrën e tetë e cila përfundon sezonin në Superligë.
Në anën tjetër, Liria e udhëhequr nga Ismet Munishi, edhe sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë.






