Fadil Demaku i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar deklarimet e rënda të Agim Bahtirit të Vetëvendosjes se veriu i Kosovës është “më i sigurt,” se Skenderaj.
Demaku tha se Bahtiri “nuk është i vetëdijshëm,” për atë çka ka thotë.
“Ky nuk e dinë as ku ka më shumë siguri, as ku ka më pak. Këtij veç i ka thanë dikush ‘thuje këtë,’ dhe ky e thotë. Nuk janë të vetëdijshëm për peshën e këtyre fjalëve. Dikush tjetër pas tyre i përdor, këta janë të përdorur dhe pa qenë të vetëdijshëm,” tha ai.






