Iliri është shprehur i ofenduar për skenarin e festës së fundvitit.
Banorët kanë organizuar një spektakël për natën e ndërrimit të viteve por Ilirit nuk i ka pëlqyer skenari i përgatitur.
“Gjeni batuta të tjera, banorët e tjerë i keni prezantuar shumë mirë. S’keni pse tek unë përdornj debate të kaluara. Kjo supozohet të jetë një natë yjesh”,- tha ai.
Sarah dhe Einxhe, si autoret e skenarit, u përpoqën t’i sqaronin Ilirit se e gjitha është në kuadër të shakasë dhe se duhet ta marrë me sportivitet.
Pas një përballje mes tyre, vajzat vendosën që të ndryshonin mënyrën e prezantimit të balerinit.