S’kanë të ndalur fyerjet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së: Familjarja e zëvendësministres dhe sekretares së GUXO-s e fyen rëndë veteranin e luftës

- Advertisement -

 

Fyerjet dhe përplasjet ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta në opinion.

Së fundmi, veterani i UÇK-së, Shpend Gjocaj, është përballur me gjuhë fyese dhe ofenduese, pasi reagoi publikisht kundër sulmeve dhe fyerjeve që, sipas tij, po u bëhen atyre që sakrifikuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Sipas pretendimeve, familjarja e zëvendësministres dhe njëherësh sekretares së partisë GUXO, Triera Kasumi, ka përdorur gjuhë të rëndë dhe ofenduese ndaj veteranit të luftës.

Ndryshe veteranët e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë po kërkojnë ndaljen e gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe përçarjeve ndaj atyre që dhanë kontribut në luftën çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit