“Qeveri koti”, e ka quajtur gazetari Valon Syla, Qeverinë e Albin Kurtit, për të cilën shprehet se janë “pa projekte, pa prioritete” ndëra fokusin e kanë në “në dënimin e kafeve…duke u thirrur në ligjin për duhan”.
Syla iu drejtua qeverisë me fjalët “çunu…bëni diçka…tani edhe keni kredibilitet me dënu e sankcionu”.
Reagimi i Sylës:
Çfarë Qeverie koti eshte kjo e Albin Kurtit. Merret me Dinarë, me Media dhe me Tabela të Kerrit…. përderisa Kosovës po ikë çdo mundësi, dhe po mbetet vend i prapambetun në karahasim me vendet e rajonit.
Tirana, Shkupi, po ecin përpara e Peci, ministër i agroekonomisë merret me ngulfatje duke u thirrë në ligjin për duhan, tu i denu edhe kafet, që skanë as pazar në këtë janar depresiv…
A keni projekte? Apo prioritete?
A keni mend në krye?
Çunu more boni najsend, dilni prej kësaj vorbulle negative të inspektorave papaka. Ndertoni diçka, boni diçka… tani edhe keni kredibilitet me denu e me sankcionu. Nuk keni bo ju hala kurgjo, që me u marrë veç me ndëshkime. Edhe ato, të partive të tjera, se këta të VV’s, as autolarje s’kanë… dibusa.