1.1 C
New York
Wednesday, November 29, 2023

Buy now

Skandali në KFOR! Ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë

Aktualisht, 27 shtete kontribuojnë në KFOR, me një forcë të kombinuar prej përafërsisht 4,811 personel ushtarak dhe civil.

KFOR-i ka pasur disa dritëhije gjatë misionit të tyre në Kosovë, ku rasti më flagrant është ndarja e Mitrovicës nga francezët.

Rasti më i fundit ishte me 16 qershor në përplasjet e ashpra ndërmjet protestuesve serbë dhe policisë së Kosovës. 9 gazetarët u dhunuan nga serbët, ndërkohë që disa prej tyre kërkuan ndihmën e KFOR-it që i la në mëshirë të fatit.

Piranjat do të futen në një tjetër botë, atë të panjohurën, ku disa ushtarët të KFOR-it duket se kanë krijuar lidhje të jashtëligjshme me shpërndarës droge dhe bëjnë gjithçka për të siguruar dozat e tyre të përditshme, kokainë dhe marijuana.

Gazetari Eraldo Harlicaj ka vendosur kontakt me një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it dhe ka arritur të dokumentojë gjithçka me video, biseda dhe pamje.

Shpërndarësi e takon disa here ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë aeroportit të Prishtinës. Ai madje e ka çuar në një tjetër nivel biznesin, pasi jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës.

Ushtari dhe shpërndarësi kishin lënë vendin e takimit dhe orarin për shkëmbimin, por dritat e makinës e tremben ushtarakun e KFOR-it duke u tërhequr. Gjithsesi, varësia nga droga e rikthen sërish në bisedë me shpërndarësin tone dhe më në fund xhaketa është marrë në këmbim të drogës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit