13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Skandali në burgun më të madh në Britani, rritet numri i gardianeve që bëjnë seks me të burgosurit

- Advertisement -

Vitin e kaluar jo më pak se 18 gra që punonin në ‘super-burgun’ e kategorisë C për meshkuj të rritur, me një kapacitet prej 2100 personash, ishin shkarkuar ose dhanë dorëheqjen pasi kishin thyer rregullat për marrëdhëniet me të burgosurit.

Një nga rastet është ajo e oficeres në provë Ayshea Gunn, e cila shkëmbeu më shumë se 1200 telefonata, duke përfshirë thirrje me video, me të burgosurin Khuram Razaq.

Po ashtu një kolege e saj oficerja Emily Watson kreu një akt seksual me një të burgosur në qelinë e tij, ditën e Krishtlindjes.

Muajin e kaluar dy punonjëse femra të burgut u paraqitën në Gjykatën e Bolton Croën, të akuzuara për marrëdhënie të njëkohshme me të njëjtin të burgosur. Aleesha Bates, 30 vjeç dhe Jodie Ëilkes, 27 vjeç shkëmbyen mijëra mesazhe me një të burgosur.

Oficerja e burgut Bates ishte e para që filloi një marrëdhënie me një të burgosur, i akuzuar për trafik droge.

Ajo ishte aq e magjepsur sa filloi të shkëmbente mesazhe me të dhe t’i dërgonte foto nudo. Madje planifikonte që pasi ai të lirohej të kishin një marrëdhënie së bashku. Marrëdhënia e dytë, me punonjësen e ndihmës operative Ëilkes, doli në dritë në vitin 2020 kur në qelinë e të burgosurit u gjet një telefon kontrabandë që përmbante dhjetëra mesazhe.

Të dyja gratë pranuan sjellje të pahijshme në një zyrë publike, ku Bates u dënua me dy vjet e tetë muaj burg dhe Ëilkes u dënua me 12 muaj, e pezulluar për dy vjet.

Në tre vitet deri në mars 2023, 31 punonjëse femra të burgut që punonin në burgjet e meshkujve u pushuan nga puna, duke përfshirë një që lindi fëmijën e të dashurit të saj të burgosur dhe një tjetër që kishte numrin e qelisë së tij tatuazh në kofshë.

Kjo është një rritje prej më shumë se 50 për qind ndaj 19 grave të pushuara nga puna në periudhën e mëparshme katërvjeçare dhe kjo shifër nuk përfshin incidentet e regjistruara në burgjet private, të drejtuara nga kompani si G4S, Serco dhe Sodexo. Pesë burra që punonin në burgjet e meshkujve dhe një ose dy gra që punonin në burgjet e grave, u pushuan nga puna për marrëdhënie të papërshtatshme gjatë së njëjtës periudhë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit