24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

S’ka vija të kuqe për PDK-në, thotë Haxhi Avdyli i Guxo-s

- Advertisement -

Deputeti i Guxo-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se vijat e kuqe nuk janë të mira në politike, kështu nënkuptuar se nuk ka vija të kuqe për PDK-në, pasi sipas tij, të gjitha janë parti shqiptare.

Por, Avdyli ka thënë se VV-ja nuk do të ketë nevojë për PDK-në, pasi së bashku me ta (Guxo-n) dhe Alternativën do t’i arrijnë mbi 50 për qind.

“Mendoj që nuk janë të mira vijat e kuqe në politik, prapë së prapë…”, ka thënë Avdyli, teksa ka theksuar se zgjedhjet është të mbahen në vjeshtë dhe jo dimrit.

“Ne me partnerët e koalicionit me VV-në që kemi një bashkërendim në shumë tema edhe n këtë drejtim e e shpërndarjes së Kuvendit kemi një dakordim bashkë me VV-në dhe mendon që janë faktor se sepse ne duhet ta përkrahim shpërndarjen  Kuvendit n këtë kohë. Janë edhe çështjet praktike, duke përfshirë edhe zgjedhjet e fundit kanë qenë një kohë shumë të ftoftë, si më thënë që është shkurti, janari. Nuk është se nuk mund të bëhen, por fushata një mujore është e lodhshme por edhe zgjedhjet në atë periudhë. Ne parapëlqejmë si parti GUXO që zgjedhjet të jenë në vjeshtë, në në kohë të përshtatshme”, ka shtuar Avdyli në një lidhje direkte në “Debat Plus”.

Ai ka shtuar se Qeveria nuk duhet të dorëhiqet, pasi “nuk ka arsye” dhe në zgjedhje të parakohshme duhet të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Sukseset e kësaj Qeverie dhe ministrave tonë në kuadër të Qeverisë janë të mëdha dhe veçanërisht në shtrirjen e sovranitetit dhe reformat e ndryshme sektoriale”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit