Situata në LDK, flet për herë të parë Armend Zemaj: Kam shumë për të thënë, por…

- Advertisement -
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka refuzuar të komentojë zhvillimet e fundit brenda partisë, pas rezultateve të zgjedhjeve dhe kërkesave për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

I pyetur nga Indeksonline për situatën e krijuar në LDK, Zemaj tha se nuk do të prononcohet derisa të thirret mbledhja e organeve të partisë.

“S’jam prononcu as s’e kam ndërmend, pa u thirr mbledhja. Kur të thirret mbledhja, flas në organet e partisë. Kam shumë për të thënë, por aty do të prononcohem”, tha Zemaj.

Ndryshe, pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, në LDK janë shtuar zërat që kërkojnë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor, ndërsa një pjesë e anëtarëve kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku. Megjithatë, Zemaj ka zgjedhur që qëndrimet e tij t’i shprehë fillimisht brenda strukturave të partisë.

Të ngjashme

Të fundit