14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Situata e fundit në FSK, Tahiri: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar së fundmi situatën me ushqim për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ai8 ka thënë se përderisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, nga ana tjetër, ai tha se, komandanti i FSK-së paralajmëroi se problemet e shërbimit të ushqimit si dhe mungesa e personelit mund të qojnë në pezullimin e aktiviteteve të saj.

Sipas tij, kjo gjendje është shqetësuese dhe e papranueshme.

Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie”.

“Megjithatë, tashmë vetëm javët na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit përmes të cilave qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të restauroj dëmet dhe pasojat e mëdha”, ka shkruar tutje Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit