Shkruan: Isa Krasniqi
Bazuar në të dhënat e deri tashme të publikuara nga mediat, të cilat citojnë burimet nga ASK-ja, brenda 10 ditëshit të parë janë regjistruar afro 200 000 banorë rezident.
Kur marrim dhe krahasojmë periudhën 10 ditore që ka kaluar, dhe totalin e periudhës prej 43 ditëve, nga 5 prilli deri me 17 maj, totali i mundshëm i banorëve rezident, sipas kësaj dinamike të regjistrimit, del të jetë 860 000 banorë rezident.
Pra X=200000•43/10=860000
Hajde menaxhment i Regjistrimit ma gjallë, ma gjallë, reflektoni urgjentisht, sepse kjo dinamikë rezulton me afro 1 milion banorë më pak në tërë teritorin e Republikës së Kosovës, se në vitin 2011.