22.3 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Sindikata e Policisë: Nuk pajtohemi me vlerën, shuma e propozuar nuk përkon me nevojat reale të punëtorëve

- Advertisement -

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kundërshtuar vlerën e rritjes së pagave të prezantuar të martën nga kryeministrit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

SPK ka thënë se mbështet rritjen e pagave por vlera e prezantuar nuk përkon me nevojat reale të punonjësve.

Kjo sindikata ka dalë më një propozim.

Duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh. Konkretisht, sugjerohet që rritja e parë të zbatohet në janar për një koeficient dhe e dyta në qershor për një koeficient shtesë.” – thuhet në reagimin e tyre.

Qeveria ka prezantuar rritje të pagave 55 euro nga janari dhe nga muaji korrik 2025 edhe 55 euro të tjera.

Reagimi i plotë:

Reagim nga Sindikata e Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) nuk pajtohet me vlerën e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave. SPK përshëndet çdo vendim të Qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe mbështet idenë që kjo rritje të jetë lineare për të gjithë punonjësit. Megjithatë, SPK vlerëson se shuma e propozuar për këtë rritje nuk përkon me nevojat reale të punonjësve, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe nivelin e pagave të policisë në shtetet e rajonit tonë.

Duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh. Konkretisht, sugjerohet që rritja e parë të zbatohet në janar për një koeficient dhe e dyta në qershor për një koeficient shtesë.

Kjo qasje do të siguronte një mbështetje të qëndrueshme ekonomike për punonjësit tanë, duke përputhur pagat me rritjen e kostos së jetesës dhe me standardet e rajonit.

Të ngjashme

Të fundit