Ali Sefaj, kryesindikalist i administratës qendrore, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, rreth rritjes së pagave.
Sefaj ka vlerësuar se rritja është e vogël.
Tutje, sipas Sefajt, kjo rritje e pamjaftueshme nuk përbën shkas për urim.
“Po mendoj që kjo rritje është aq e vogël, e pamjaftueshme, sa që nuk e di a përbën shkas për urim. Për mua dhe shërbyesit civil është e parëndësishme koha kur merret vendimi për rritje pagash. Është e habitshme se si qeveria mundohet ta shesë këtë si rritje të koeficient e jo të vlerës së koeficientit” – tha Sefaj.