Simeone nuk largohet – “El Cholo” vazhdon me Atletico Madridin edhe sezonin tjetër

- Advertisement -

Diego Simeone ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij legjendare te Atletico Madridi edhe për një sezon tjetër, duke i dhënë fund spekulimeve për largimin e tij nga klubi spanjoll.

Trajneri argjentinas, i cili është pjesë e Atleticos që nga viti 2012, ka marrë vendimin për të qëndruar dhe sipas raportimeve nga Spanja, gjithçka tashmë konsiderohet punë e kryer mes palëve.
Simeone vazhdon të mbetet figura më e rëndësishme në historinë moderne të klubit madrilen, pasi gjatë më shumë se një dekade ai e shndërroi Atletico Madridin në një prej skuadrave më konkurruese në Evropë.

Nën drejtimin e tij, Atletico fitoi tituj të La Ligas, Kupën e Mbretit, Europa League dhe luajti dy finale të UEFA Champions League.

Pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga klube të tjera dhe zërave për një ndryshim të madh në karrierën e tij, “El Cholo” ka zgjedhur besnikërinë ndaj projektit të Atleticos edhe për edicionin e ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit