15.7 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Simboli “Z” dhe pamjet e dhunës në veri, Kusari – Lila: Si do t’i trajtonit këta njerëz nëse do të jetonin në vendin tuaj?

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka publikuar pamje nga protestat e fundit në veri të vendit ku janë shfaqur simbolet e agresionit rus në Ukrainës.

Kusari-Lila, në videon e postuar shihen edhe pamjet e fotografisë së presidentit rus, Putin që u gjetën të ekspozuar në murin brenda objektit të komunës në veri.

Në postimin e videos, ajo ka shkruar se nëse kjo do të kishte ndodhur në “botën demokratike” si do të ishte trajtuar.

“A mundet dikush nga bota demokratike, ju lutemi të na tregoni neve në Kosovë se si do t’i trajtonit këta njerëz nëse do të jetonin në vendin tuaj? A do ta mbyllnit njërin sy dhe do të shikonit nga ana tjetër, apo do të zbatonit sundimin e ligjit dhe do të siguroheni që ata të trajtohen prej tij?!.” – ka shkruar kusari-Lila.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit