Qendërmbrojtësi brazilian Thiago Silva, ka njoftuar se gjatë verës do të largohet nga Chelsea.
Silva, vitet e fundit i kaloi në “Stamford Bridge”, por nuk pati eksperiencë aq të mirë shkaku i paraqitjes së skuadrës, që ishte goxha e zbehtë, për dallim nga ato individuale.
E pas pak javësh atij do t’i skadojë kontrata me “Blutë e Londrës” dhe palët nuk e kanë shprehur dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit, kështu që veterani i mbrojtjes do të largohet nga të kaltrit.
Ish-futbollisti i Milanit dhe i Paris Saint-Germainit e ka bërë një video-mesazh prekës, përmes së cilit, me lot në sy, e konfirmoi largimin nga Londra në fund të këtij edicioni pas katër vjetësh të kaluar aty.
“Është tashmë e vështirë të thuash lamtumirë në rrethanat më normale, por kur ekziston një dashuri e dyanshme, është edhe më e vështirë. Por, një herë I Kaltr, gjithmonë I Kaltër. E dua këtë familje”, tha ai.
“Por, lamtumirat janë për ata që largohen dhe nuk kthehen prapë. Unë e kam ndërmend të rikthehem një ditë në Chelsea”, theksoi ai.