15.7 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

“Sikur s’kam efekt tek ti!” Mbrëmja e ndërrimit të viteve kaloi me probleme për çiftin Beatrix-Donald

- Advertisement -

Mbrëmja e ndërrimit të viteve nuk ka qenë edhe aq e bukur për Beatrix. Ajo është shfaqur e shqetësuar dhe e mërzitur dhe ka qëndruar vetëm duke mos pranuar të flasë me njeri për shqetësimin që pati. Ndërkohë, Donaldi, i cili e ka vënë re gjendjen e saj, është munduar ta qetësojë dhe të zbulojë se çfarë e mërziti të dashurën e tij.

“Nuk jam mirë nëse nuk je ti”, i drejtohet Donald Veshaj këngëtares.

“Të iki të shtrihem më mirë, po mundohem shumë, të betohem”, i përgjigjet ajo.

“Dua të të ndihmoj që të flesh mendjen nga kjo gjëja”, i tha aktori.

Edhe pas fjalëve të partnerit të saj, këngëtarja nuk është qetësuar dhe është ulur e mërzitur në tavolinë.

“Tani ndërrohen vitet o shpirt, duhet të jesh e buzëqeshur. Do të kapë 2022-shi kështu. Po çfarë ke, pse po rri kështu. Edhe natën e Vitit të Ri kështu, pse? Se kuptoj se çfarë mund të të shqetësojë kaq shumë”, e pyet Donald Veshaj, megjithatë Beatrix Ramosaj refuzon të përgjigjet.

Në një moment, ajo shkon tek aktori duke e përqafuar dhe puthur, megjithatë sërish fjalëpakë.

“Më kap inati me veten time që s’kam fuqi të ndryshoj gjërat. Sikur s’kam efekt tek ty, kur të shikoj ashtu se ke idenë sa mërzitem”, ishin fjalët që iu drejtua Donaldi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit