28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Si u mbrojt Veseli nga avokati i tij për sulmet e shpeshta të panelit të gjyqtarëve?

- Advertisement -

Ben Emmerson e ka ndryshuar dje sërish atmosferën në sallën e gjyqit në Hagë, me fjalën për ecurinë e çështje kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati i njohur britanik, që përfaqëson ish-kreun e Kuvendit dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u përplas prapë me një nga gjyqtarët, teksa po kritikonte prokurorinë se nuk po e kryente detyrën e vet si duhet.

Një komunikim paksa më i acaruar i panelit me këtë avokat ka ndodhur jo pak herë nëpër seanca. Dhe dje, klienti i tij, Kadri Veseli, që dha deklaratën e parë në këtë sallë, e mbrojti avokatin e tij – duke shprehur habinë ndaj reagimeve për adresimet e avokatit të tij.

Emmerson ka qenë i rreptë në qëndrimet e tij sa i përket punës së prokurorisë, por edhe gjyqtarëve.

Ai ishte i pari që kishte paralajmëruar se me këtë lëndë, të akuzuarit rrezikojnë të mos kenë gjykim të shpejtë.

Emmerson e kishte thënë shpesh se prokuroria nuk ka rast dhe se ajo po përpiqet ta hiperbolizojë rastin.

Ai madje dje nxori edhe një fakt tjetër që po vonon procesin: pyetjet e gjyqtarëve ndaj dëshmitarëve. Britaniku përmendi se gjyqtarët kanë marrë më shumë kohë se vetë mbrojtja e Veselit.

Sipas Emmerson, mbrojtja e Kadri Veselit ka shtruar pyetje për 43 orë, një orë më pak se vetë paneli me rreth 44 orë. Jo rrallë, Emmerson e kishte arsyetuar reagimin e tij karshi prokurorisë dhe panelit si detyrë zyrtare karshi klientin të tij.

Por, si ndodhi përplasja dje mes Emmerson dhe gjyqtarit kryesor, Charles Smith dhe si e mbrojti Veseli avokatin e tij në fund të seancës?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit