Sidomos nëse ju pëlqejnë fustanet ose jeni në një farë mënyre të detyruara t’i vishni.Po a e keni menduar ndonjëherë sa palë ndërroni për shkak të vrimave të padëshiruara që krijohen sapo materiali i tyre i hollë ngec diku.
Nuk është vetëm shqetësimi për të zgjidhur situatën e pakëndshme, por edhe detyrimi për të blerë sërish një palë të tjera.
Por ka një mënyrë që i forcon shumë getat. Futini ato në ujë kur i nxirrni nga ambalazhi dhe pastaj vendosini në ngrirje.
Do dalin nga kjo provë e vështirë edhe më rezistente.