14.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Si në filma: Shqiptari tenton të arratiset nga burgu për Vitin e Ri, e pëson keq shoku i tij

- Advertisement -

Një ngjarje si në filma të shënuar gjatë mbrëmjes të ndërrimit të viteve në Itali. Një shtetas shqiptar, është arratisur nga burgu i Vercellit.


Sipas mediave italiane, ai ka sharruar hekurat e dritares së qelisë, ka lidhur disa çarçafë e më pas ka arritur të largohet.

Jashtë burgut e prisnin bashkëpunëtorët të cilët e kanë ndihmuar të largohet. Por një fat të tillë nuk e kishte shoku i tij i qelisë.

Kyi  fundit, i cili ishte gjithashtu shqiptar, nuk është arratisur, pasi teksa zbriste me çarçafë, ka rrëshqitur dhe ka thyer krahun.

Policia ka angazhuar efektivët në kërkim të shqiptarit. Ai ishte futur në burg për grabitje të banesave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit