Kur bie fjala tek agrumet, limoni zë padyshim vendin e parë.
Përveç përfitimeve të shumta shëndetësore, limoni mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak.
Studimet ku AgroWeb.org mbështetet, tregojnë se limoni dhe veçanërisht lëkura e tij, mund të ndihmojë me diabetin, për këtë ju ftojmë të lexoni më poshtë.
Si ndihmon limoni në lidhje me diabetin:
Diabeti i tipit 1
Limonët por edhe agrumet e tjera nuk mund të kurojnë diabetin, por përsëri mund të jenë të dobishëm sepse mund të ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak.
Ato mund të kontribuojë në shmangien mbipeshës, sëmundjet e zemrës dhe gjendje të tjera që mund të përkeqësojnë këtë lloj diabeti.
Diabeti i tipit 2
Limonët mund të jenë veçanërisht të fuqishëm për njerëzit me diabet të tipit 2. Një studim zbuloi se lëkurat e limonit mund të parandalojnë thithjen e sheqerit në gjak.
Ata gjithashtu mund të ulin nivelet e glukozës, të zvogëlojnë rezistencën ndaj insulinës dhe të rregullojnë metabolizmin tuaj.
Një studim tjetër, të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se frutat agrume ndihmuan në uljen e mbipeshes.
Meqenëse mbipesha është e lidhur me këtë lloj diabet dhe kushte të tjera të pafavorshme shëndetësore, kjo mund të jetë një arsye e rëndësishme për t’i treguar limonit pak rëndësi.
A ka efekte anësore?
Limonët zakonisht njihen si të sigurt, por mund të ketë disa efekte anësore si:
-Për shkak të aciditetit të lartë, ata mund të gërryejnë smaltin e dhëmbëve ose të fshkaktojnë urth.
-Limonët mund të kenë efekt diuretik.
-Në sasi të tepërt, oksalatet në lëvoret e limonit mund të formojnë në gurë në veshka.
Është e rëndësishme të modifikoni konsumin e limonit sipas nevojës.
Si të shtoni më shumë limon në regjimin tuaj ushqimor
Ka shumë mënyra për të përfshirë limonin në ushqimet dhe pijet tuaja, disa prej tyre janë:
-Përdorini për të bërë një limonatë.
-Shtoni lëkurë limoni të freskët në oriz, makarona ose perime.
-Zëvendësoni uthullën në sallatë, me lëngun e limonit.
-Shtrydhni lëngun dhe tulin e një limoni në supën tuaj të preferuar.
-Shtoni lëngun e limonit në kos, humus ose salcë për një shije të re.
-Shtoni limon në sallata frutash.
-Vendosni në peshkun ose pulën tuaj feta limoni.
-Përdorni lëng limoni për të marinuar shpendët, prodhimet e detit ose perimet.