18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Si mbesë Drenice, Osmani e vlerëson Drenasin ndër komunat më shembullore

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke theksuar faktin se ajo është mbesë Drenice, ka thënë se komuna e Drenasit është simbol i qëndresës, heroizmit e vendosshmërisë.

“Drenasi është komunë që është bërë simbol i qëndresës, i heroizmit dhe vendossshmërisë së paepur. Në Drenasin ku kam kaluar një pjesë të fëmijërisë sime, si mbesë e Drenasit, mbesë e Drenicës dhe prej nga kam disa prej kujtimeve më të bukura të jetës. Trimëria që ka treguar kjo komunë dhe qytetarët e saj, trimëria e heronjve e ushtarëve të UÇK-së, atyre që qëndruan të patundur përballë shtypjes serbe dhe atyre që paguan çmimin me jetë për lirinë tonë nuk do të harrohen asnjëherë” është shprehur ajo.

E para e shtetit, ka vlerësuar se Drenasi nuk shquhet vetëm për kontributin për liri, por edhe është një nga komunat shembull që po zhvillohet në mënyrë dinamike.

Po ashtu, Osmani është shprehur se është inkurajuese që mbi 50 për qind e ekzekutivit komunal në Drenas është i përbërë nga gratë.

“Drenasi nuk shquhet vetëm për kontributin e lirisë së Kosovës, sot Drenasi frymon lirshëm, duke u zhvilluar në mënyrë dinamike dhe duke u bërë një ndër komunat më shembullore në nivel të Republikës sonë. Është inkurajues fakti që mbi 50 për qind e ekzekutivit komunal që nga dita e parë e udhëheqjes nga kryetari Lladrovci janë të përbërë nga gratë… dhe kjo tregon një vlerësim që i bëhet punës së gruas dhe ky është një shembull që duhet ndjekur gjithandej Kosovës”, ka shtuar ajo.

Presidentja Osmani këto deklarime i bëri pas takimit që pati me kreun e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit