S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë

- Advertisement -

Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë.

Në njoftim thuhet se, vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve të rënda të disiplinës në punë gjatë ndërrimit të tretë, përfshirë fjetjen në vendin e punës, raportimin e pasaktë të gjendjes së punonjësve dhe moskryerjen e detyrave mbikëqyrëse.

Njoftimi i plotë:

Me datën 18.11.2026, Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka nxjerrë Vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të:

1. z. I. B., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg.

2. z. M.S.., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg.

3. z. M. Sh., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg.

4. z. P. M., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg.

Vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve të rënda të disiplinës në punë gjatë ndërrimit të tretë, përfshirë fjetjen në vendin e punës, raportimin e pasaktë të gjendjes së punonjësve dhe moskryerjen e detyrave mbikëqyrëse

Çështja i është përcjellë Komisionit Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje në përputhje me rregulloret e Trepça Sh.A.

Trepça Sh.A. vazhdon të zbatojë me përgjegjësi parimet e disiplinës, transparencës dhe llogaridhënies në punë

Të ngjashme

Të fundit