Në mandatin e të parë si presidenti i Amerikës u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë.
E Donald Trump edhe në mandatin e dytë pritet të ndryshoj rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë.
Sipas njohësit të rrethanave politike Visar Xani, administrata Trump do të jetë më dinamike.
“Do të kemi një dinamik të re të dialogut por që Kosova duhet të jetë shumë gati për të përballuar të gjitha kërkesat që mund të vijnë nga administrata Trump, sepse ata nuk presin edhe aq gjatë dhe koordinimi duhet të jetë i ploti, pa marrë parasysh nëse do të kemi ndonjë qeveri të re apo Qeveria përsëri me krye Kurtin apo kushdo qoftë në krye të Qeverisë duhet të ketë me prioritet marrëdhënie me SHBA-në”, ka deklaruar ai.
Xani madje pret një marrëveshje të dytë të nënshkruar ndërmjet dy vendeve.
“Nëse llogarisim historikisht, Trump në të kaluarën marrëveshjeve të Brukselit nuk është që iu ka dhënë shumë prioritet por është angazhuar me ekipin e tij që të gjej një zgjidhje tjetër për marrëdhëniet Kosova Serbi, prandaj është e rëndësishme të kemi marrëveshjen 2 të arritur”.
Edhe profesori universitar Nexhmedin Spahiu, pret që marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet gjatë administratës Trump.
“Trump do të jetë me insistues gjë që e besoj, edhe kjo marrëveshje do të mund të kryhet duke bërë që obligimet e palëve të kryhen njëkohësisht, dmth që në momentin që flamuri i Kosovës të ngritët në Beograd të ngritët edhe flamuri i Zajdnicës në komunat me shumice Serbe me Kosovë”, ka deklaruar ai.
Spahiu, tregon se a do të ndryshojnë raportet e Kosovës me SHBA-në në rast se Kurti zgjidhet edhe një herë kryeministër i vendit.
“Pikërisht për këtë arsye SHBA-të do të përkrahin që ta kenë ne qeveri Kurtin në mënyrë që ta kryejnë këtë proces sa më parë, në këtë marrëveshjen që fola, pra marrëveshjen mbi bazën e planit franko gjerman nuk është problem Kurti është problem Vuciqi, ai po heziton që marrëveshja të zbatohet”.
Ndryshe, kryetari i Kuvendi Glauk Konjufca, ka komentuar dy administratat Biden dhe Obama për të cilat kishte thënë se e kanë vendosur Kosovën në situatë të pafavorshme ndaj Serbisë.
Më herët Vetëvendosje kishte pasur kritika edhe ndaj administratës Trump1. /Tëvë1/