24.8 C
New York
Friday, May 24, 2024

Buy now

Shuma marramendëse që fiton Dua Lipa për koncertet e saj

- Advertisement -

Fjala e duhur për të përcaktuar karrierën e Dua Lipës, është thjesht shpërthyese. Kanë kaluar gjashtë vjet që kur ajo performoi në finalen e Ligës së Kampionëve 2018 si artistja e re e Britanisë së Madhe. Që atëherë, karriera e saj nuk ka reshtur së rrituri me hapa të mëdhenj dhe artistja e ‘One Kiss’ është në rrugën e saj për të krijuar një perandori në industrinë e muzikës.

Kërcimi i saj në ekranin e madh me ‘Argylle’ dhe ‘Barbie’ mund të bëjë që suksesi i saj të rritet akoma më shumë

Dhe ia vlen të kujtojmë se Dua Lipa është vetëm 28 vjeç dhe ka vetëm një dekadë që është në muzikë. Megjithatë, ajo tashmë i ka të gjitha ato trofe dhe nominime: 10 Brit Awards (ajo ka fituar tre), tetë çmime Grammy (ajo ka fituar tre) dhe pesë NME Awards (ajo ka fituar një).

Kënga më e fundit që ajo ka publikuar është ‘Houdini’, e cila është bërë hit që kur u publikua në nëntor 2023.

Këngëtarja për momentin është në Top 5 të artistëve ndërkombëtarë, ndaj sa herë del në skenë, llogaria e saj bankare rritet ndjeshëm. Sipas gazetës së specializuar, Net Worth Spot, Dua Lipa thuhet se vetëm me këngët e saj gjeneron 30 milionë euro.

Dua Lipa arrin të marrë 1.5 milionë euro nga koncertet e saj. Por artistja nuk gjeneron të ardhura vetëm falë muzikës, pasi Chanel, Valentino, Saint Lauren, Prada, Balenciaga dhe Puma janë disa nga markat që kanë zgjedhur këngëtaren si imazhin e tyre në botën e reklamave.

Duke synuar publikimin e një albumi të tretë gjatë vitit 2024, dy albumet e para u bënë më të dëgjuarit nga një artiste femër në histori, me më shumë se 10 miliardë luajtje në Spotify. Ajo aktualisht ka rreth 70 milionë dëgjues mujor në platformë.

Dua Lipa është në rrugën e saj për t’u bërë një nga artistet më të paguara të ditës së sotme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit