4.7 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Shuma gjigante që duhet të paguajë Fenerbahçe, nëse e shkarkon Mourinhon

- Advertisement -

Aventura e Jose Mourinhos në stolin e Fenerbahçes nuk po jep “frytet” e pritura.

Trajneri portugez, i njohur për karakterin e tij të fortë, e ka gjetur edhe një herë vetën në qendër të vëmendjes, pas konfrontimit me trajnerin e Galatasarayt – një skenë që ka nxitur kritika të mëdha në futbollin turk.

Këto situata, që nuk janë të rralla, po ngrisin pyetjen se nëse ai do të vazhdojë në bankën e klubit turk.

Pos konflikteve jashtë fushës, Fenerbahçe e Jose Mourinhos nuk po e arsyeton investimin e madh të bërë nga drejtuesit e klubit.

Fenerbahçe nuk po luan në nivelin e pritur, edhe me ardhjen e trajnerit karizmatik, andaj pozita e këtij të fundit ka nisur të lëkundet.

Megjithatë, ndarja e rrugëve me Mourinhon nuk është e lehtë.

Në kontratën e tij përfshihet një klauzolë, që nëse klubi e shkarkon atë, duhet t’ia paguajë atij 40 milionë euro.

Kjo shumë e madhe, e ka vendosur presidentin e Fenerbahçes në një udhëkryq: të vazhdojë t’i bësojë trajnerit – që vazhdimisht sjellë probleme jashtë fushës – apo të paguajë shumën stratosferike.

Fenerbahçe aktualisht është e dyta në tabelë, me 65 pikë, gjashtë më pak se Galatasaray në vendin e parë.

Feneri po ashtu është eliminuar edhe nga Liga e Europës, prej Rangers, derisa eliminimi e ka gjetur edhe në Kupën e Turqisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit