Shukri Buja kërkon që Limaj të përfshihet në listën e PDK

- Advertisement -

Kryetari i Degës së PDK, Shukri Buja, i ka bërë thirrje publike Partia Demokratike e Kosovës që të përfshijë Fatmir Limaj në listën për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një reagimi publik, Buja ka thënë se edhe në zgjedhjet e kaluara kishte kërkuar seriozisht përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së, duke e përsëritur këtë kërkesë edhe tani “me ngulm të plotë”.

Ai ka kritikuar qasjen e partisë, duke thënë se “për hir të votave hapen dyert për këdo pa standarde të qarta politike dhe morale”, ndërsa sipas tij po mbyllen dyert për njerëzit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit politik dhe historik të PDK-së.

Buja ka theksuar se sot në parti po pranohen figura që dikur e kanë sulmuar PDK-në, vetëm për shkak të votave, ndërsa po lihet anash bashkëpunimi me Limajn dhe strukturat e NISMA Socialdemokrate.

“Në kohë të vështira, nevojiten vendime më të qarta, më të drejta dhe me më shumë guxim politik. Koha e vendimeve të mëdha nuk duron llogari të vogla”, ka deklaruar Buja.

Postimi i plotë:

Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës!

 

Edhe në zgjedhjet e kaluara kam bërë thirrje që të merret seriozisht përfshirja e Fatmir Limajt në listën për deputet nga PDK dhe këtë kërkesë e përsëris sërish sot me ngulm të plotë.

 

Nuk është e kuptueshme qasja që po ndjek Partia Demokratike e Kosovës, kur për hir të votave hapen dyert për këdo pa standarde të qarta politike dhe morale, ndërsa në të njëjtën kohë mbyllen dyert për ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë politik dhe historik.

 

Sot pranohen figura që deri dje e kanë sulmuar dhe fyer këtë parti, vetëm sepse sjellin vota.

 

Ndërkohë, lihet anash bashkëpunimi me Fatmir Limajn dhe me struktura të NISMA Socialdemokrate, me të cilët kemi ndarë rrugëtim në momente kyçe të shtetndërtimit.

 

Në kohë të vështira, nevojiten vendime më të qarta, më të drejta dhe me më shumë guxim politik.

 

Koha e vendimeve të mëdha nuk duron llogari të vogla!

Të ngjashme

Të fundit