24.2 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Shukri Buja forcon rrethin në garë për kryetar të Lipjanit, në koalicion e partinë e Pacollit

- Advertisement -

Pas zyrtarizimit si kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se ka lidhur me AKR-në në Lipjan.

Ai tha se sot ka nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor duke e cilësuar si bashkim vlerash.

“Lipjan, 12 Korrik 2025 – Sot, së bashku me kryetarin e Degës së AKR-së, z. Bekim Kozhani, kemi nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor ndërmjet PDK-së dhe AKR-së në Lipjan. Ky është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm drejt fitores, një bashkim vlerash dhe vizioni për ndryshimin që qytetarët e Lipjanit e meritojnë dhe e presin prej kohësh.

Ftoj të gjithë qytetarët, strukturat, simpatizantët dhe mbështetësit tanë që të mobilizohen dhe të japin mbështetjen e tyre për këtë rrugëtim të përbashkët. Koha për ndryshim ka ardhur – dhe bashkë do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

Të ngjashme

Të fundit