Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku është pritur të diskutohet për çështjen e projektligjit për Trustin është shtyrë të mërkurën.
Pas shtyrjes së mbledhjes, Ferat Shala anëtari i këtij komisioni tha se kjo ka ndodhur krejt si shkak pasi që kryetari i komisionit Armend Muja, po dëshiron ta zhagitë këtë çështje.
Të njëjtën akuzë për kryetarin e Komisionit për Buxhet, e ka edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.
Lushtaku tha se Muja qëllimisht po e shtynë diskutimin për Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet.
Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë është mbajtur edhe protestë ku u kërkua që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.