19.5 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Komisionit për Trustin, Ferat Shala akuzon Armend Mujën për zvarritje

- Advertisement -

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku është pritur të diskutohet për çështjen e projektligjit për Trustin është shtyrë të mërkurën.

Pas shtyrjes së mbledhjes, Ferat Shala anëtari i këtij komisioni tha se kjo ka ndodhur krejt si shkak pasi që kryetari i komisionit Armend Muja, po dëshiron ta zhagitë këtë çështje.

Të njëjtën akuzë për kryetarin e Komisionit për Buxhet, e ka edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.

Lushtaku tha se Muja qëllimisht po e shtynë diskutimin për Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë është mbajtur edhe protestë ku u kërkua që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit