![Shtohet numri i nënoficerëve në FSK Shtohet numri i nënoficerëve në FSK](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/fsk-1.jpg)
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Mehaj në një postim në “Facebook”, ka shkruar se krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.
“Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!”, ka shkruar Mehaj.