Dy persona në Shtërpcë si rezultat i një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete.
Lidhur me këtë, disa persona janë munduar t’i ndajnë, por si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.
Rasti është në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Shtërpcë / 31.03.2024 – 00:55. Pas një mosmarrëveshje në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, ka ardhur deri rrahja në mes tyre, pastaj janë përfshirë edhe disa persona të tjerë te cilen jane munduar ti ndajne e te cilet kane pesuar lendime trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është në procedurë të rregullt.