Shtatori sjell vapë e më pas reshje, kështu pritet moti gjatë javës

- Advertisement -

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31°C, ndërsa era do të jetë mesatare dhe lokalisht e fortë.

Të premten, pas reshjeve, moti do të freskohet lehtë, me temperatura maksimale nga 25 deri në 30°C.

Sipas IHMK-së, gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, por temperaturat e larta të martën dhe të mërkurën mund të sjellin ngarkesë termike.

Instituti rekomandon po ashtu kujdes ndaj ekspozimit të zgjatur në diell, pasi indeksi UV do të jetë i lartë gjatë orëve të mesditës.

E hënë – 7 shtator

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat

minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 27°C

deri në 31°C.

Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-4m/s.

E martë – 8 shtator

Do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 32°C. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

E mërkurë – 9 shtator

Vazhdon moti i ngrohtë, me periudha të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 33°C. Vlerat më të larta priten në Prizren dhe Gjakovë, deri në 33°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtesi 1-5m/s

E enjte – 10 shtator

Moti do të jetë më i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 27°C deri në 31°C. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e forte nga drejtimi verilindje dhe veriperendim.

E premte – 11 shtator

Pas reshjeve të së enjtes, moti do të jetë më i freskët, me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 25°C deri në 30°C. Rënia më e theksuar e temperaturave maksimale pritet në zonat malore.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-5m/s.

Të ngjashme

Të fundit