Shqiptari që iu gëzua më së shumti triumfit të Spanjës

- Advertisement -

Eduard Dervishaj është prej vitesh pjesë e federatës së Spanjë duke mbajtur role të rëndësishme deri te zëvendës sekretar i përgjithshëm.

Dervishaj, i lindur dhe rritur në Tiranë, jeton në Spanjë nga viti 1997. Aktualisht drejtor i departamentit ndërkombëtar dhe operacioneve në Federatën Spanjolle të Futbollit, ai ka shërbyer si shef i organizimit të katër finaleve të Ligës së Kampionëve.

Jo rastësisht, 65-vjeçari është caktuar njeriu përgjegjës për organizimin e Kupës së Botës 2030, që zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Këtë rol e mori vitin e kaluar.

Këtë vit, ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të Spanjës që zhvilloi turne të jashtëzakonshëm në Amerikën e Veriut dhe në fund u shpall kampion bote.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishaj ka postuar foto me Kupën dhe trajnerin Luis de la Fuente teksa i ka falënderuar të gjithë për rrugëtimin e jashtëzakonshëm dhe që ka përjetuar nga afër Botërorin e tij të dytë.

Rikujtojmë që më parë ai ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit nga viti 1992 deri më 1996.

Të ngjashme

Të fundit