32.6 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Shqiptari me gati 50 dënime fiton të drejtën e qëndrimit në Britani – “veprat penale nuk ishin ekstreme”

- Advertisement -

Zenel Beshi, një shtetas shqiptar me afro 50 dënime penale, ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht një dënimi gjashtëvjeçar të vuajtur më herët në Itali për grabitje, vjedhje dhe privim të paligjshëm nga liria, raporton “The Telegraph”.

Edhe pse Beshi nuk i kishte deklaruar dënimet kur hyri në Britani në vitin 2020, një gjykatë e lartë e imigracionit, e udhëhequr nga gjyqtarja Leonie Hirst, vendosi se ai nuk përbën një rrezik “ekstrem” dhe se veprat e tij nuk shkaktonin “neveri të thellë publike”. Si rrjedhojë, ai u lejua të qëndrojë në vend si bashkëshort i një qytetareje të BE-së.

Vendimi është kritikuar ashpër nga opozita konservatore. Deputeti Chris Philp e quajti vendimin “të rrezikshëm” dhe paralajmëroi se partia e tij do të ndryshojë ligjin për të larguar të gjithë të huajt me precedentë penalë.

Ndërkohë, Home Office ka refuzuar më herët kërkesën për qëndrim të Beshit duke e konsideruar rrezik për publikun, por gjykata mbështeti vlerësimin e një psikologu që e konsideroi atë “me rrezik të ulët” për përsëritje të krimeve. Autoritetet britanike po shqyrtojnë mundësinë e një apelimi të ri kundër vendimit.

Të ngjashme

Të fundit