Shqipëria shumë afër Ligës B, merr fitore të madhe ndaj Finlandës

- Advertisement -

Shqipëria ka arritur një fitore të madhe në “Air Albania”.

Kuqezinjtë triumfuan pastër 2:0 ndaj Finlandës, në xhiron e pestë të ligës C në Ligën e Kombeve.

Ernest Muçi kaloi vendasit në epërsi me një gol fantastik nga distanca në minutën e 35-të të ndeshjes.

Me epërsi minimale, dy ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve.

Qysh në startin e pjesës së dytë, Rey Manaj e shfrytëzoi mirë harkimin e saktë të Elseid Hysajt dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Më pas, Finlanda tentoi të shënonte golin e ngushtimit të rezultatit, por shpresat iu shuan përfundimisht në minutën e 67-të kur Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Me këtë fitore, Shqipëria tani shkon në 12 pikë në grupin 1, dy më shumë sesa Bjellorusia që fitoi ndaj San Marinos.

Shqipëria ndeshjen e fundit do ta luajë pikërisht ndaj Bjellorusisë dhe një barazim do t’i mjaftonte për ta siguruar pozitën e parë në grup dhe promovimin në ligën B të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme

Të fundit