9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Shqipëria s’fiton kundër Kilit, mposhtet me rezultat të thellë

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar një ndeshje të kënaqshme, por është mundur në miqësoren e saj të parë për vitin 2024 kundër Kilit, me rezultatin 0 me 3.

Ndeshja e luajtur në Itali nuk reflektohet në rezultat, me kilenët, të cilët përfituan nga episode sporadike dhe arritën të shënon dy herë. Teksa, një Shqipëri e zgjuar në pjesën e dytë, ushtroi presing dhe zhvilloi lojë të mirë, por pa mundur të shënojë.

Ndeshja në tërësi ka qenë e balancuar dhe e shënjuar nga episodet e dyshimta, përfshi edhe çastin e golit të parë.

Kilenët e kanë nisur me vrull ndeshjen dhe kanë provuar disa herë t’i afrohen portës, derisa e arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 20-ë. Por, një pasim me dorë mund të ketë ndodhur gjatë aksionit, veçse arbitri Luca Pairetto nuk mendoi kështu dhe me mungesën e VAR-it, avantazhi i kaloi Kilit, transmeton albanianpost. Kombëtarja shqiptare u vu më shumë në lëvizje, me Asllanin në mesfushë, i cili nisi të prekë topat e duhur drejt zonës dhe me inkursione nga krahët nëpërmjet Asanit dhe Seferit.

Por, porta kilene nuk u rrezikua asnjëherë seriozisht nga sulmi shqiptar.

Një mundësi të mirë e pati Rey Manaj, i rikthyer në ekip pas vitesh mungesë, por nuk arriti të finalizojë dhe ta prekë topin si duhej drejt rjetës.

Ndeshja pati edhe tensione të vazhdueshme, ku në minutën e shtatë, pavarësisht se miqësore, Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të ashpër në sulm.

Teksa, e njëjta gjë ndodhi edhe në minutën e 28-ë ndaj Alexis Sanchez, ku ky i fundit për një faull ndaj Asllanit u ndëshkua.

Në pjesën e dytë, tekniku Sylvinho aktivizoi një sulm të gjallëruar, me zëvendësime në hyrje si Broja, Muçi, Arbër Hoxha, apo Muçolli, por përtej disa rasteve të rrezikshme, nuk ariti të bente më shumë.

Ishin pikërisht kilenët, të cilët përfituan nga një hutim i çastit i kombëtares kuqezi dhe Marcos Bolados, i sapo aktivizuar në fushën e lojës, arriti të shënojë në minutën e 84-ët.

Kuqezinjtë vijuan të sulmojnë edhe në minutat e mbetura të takimit, por pa e gjetur golin e nderit.

Rrugën e rrjetës përsëri megjithatë e gjetën prapë kilenët, me një kundërsulm të mirë dhe me finalizimin e Victor Davila.

Tashmë radhën e ka një tjetër ndeshje e rëndësishme miqësore, ajo ndaj Suedisë, e cila do ta vë përsëri në provë grupin e shqiptarëve.

Këto ndeshje janë në vazhdën e përgatitjes për kampionatin evropian Euro 2024, në të cilin Shqipëria do të ndeshet në fazën e grupeve me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit