Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, kryediplomati shqiptar Igli Hasani bëri të ditur se ka nisur puna për krijimin e një departamenti brenda ministrisë së jashtme, që do të merret eksluzivisht me shqiptarët në rajon.
“Ky departament do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e luginës, me vëllezërit dhe motrat në Kosovë, me situatën në Mal të Zi. Ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës, do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në mënyrë që edhe realitete të tjera të cilat kanë nevojë për vëmëndjen e shtetit shqiptar, të jenë të mirë përfaqësuara brenda këtij viti”, Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministri Hasani theksoi se qeveria vlerëson dhe respekton rolin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktorë dhe aktorë pro aktivë në hartimin dhe implementimin e politikave, si në rrafsh lokal ashtu dhe rajonal.