6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Shqipëri/ Nga sot me certifikatë vaksinimi në punë

- Advertisement -

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron i koronavirusit në Shqipëri.

Komiteti Teknik njoftoi në mbledhjen e fundit se nga data 4 janar punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë. Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Ndërkohë ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00. Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. ​

Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve, raporton A2CNN

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit