14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Shqipëri – Kroaci, njëra prej 10 ndeshjeve më të bukura në Euro 2024

- Advertisement -

Jehona e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj mbrëmjen e 14 korrikut.

UEFA ka përzgjedhur së fundmi 10 ndeshjet më të spikatura të finaleve të EURO 2024 dhe mes tyre është edhe takimi i grupit B mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që përfundoi me rezultatin 2-2.

Sipas UEFA-s, këto janë ndeshjet me intensitet më të lartë loje, spektakël, raste, gola të bukur, përmbysje rezultati dhe gola të shënuar në minutat e fundit.

Ndeshja Shqipëri – Kroaci konsiderohet nga UEFA si një nga sfidat më të bukura të këtij Europiani.

Në të 76-tën, Klaus Gjasula shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 5-të të kohës shtesë ishte po djaloshi kuqezi ai i cili realizoi golin e barazimit.

Ndër sfidat e tjera të përzgjedhura nga UEFA janë edhe Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).

Për këto 10 takime, UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku të gjithë futbolldashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

Ju mund të votoni duke klikuar në këtë link: 10 ndeshjet më të bukura të EURO 2024. Kush ishte e preferuara juaj?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit