Shqipe Selimi: Nga 1 Tetori i studentëve, te zëri i sotëm për drejtësi

- Advertisement -

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvevendosje ka falënderuar qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë marsh masiv.

Ajo ka thënë se zëri i studentëve u bë zëri i lirisë.

“1 Tetori na kujton protestën studentore të vitit 1997, kur zëri i studentëve u bë zëri i lirisë. Sot, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e marrshit në mbrojtje të UÇK-së dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare. Nga 1 Tetori i studentëve, te zëri i sotëm për drejtësi.”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit