Home Rozë Shqipe Hysenaj reagon për herë të parë pas përfundimit të finales së madhe të BBVK

Shqipe Hysenaj reagon për herë të parë pas përfundimit të finales së madhe të BBVK

0
Shqipe Hysenaj reagon për herë të parë pas përfundimit të finales së madhe të BBVK

Finalistja e tretë e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit më të shikuar në vend.

Përmes një video në proflin e saj në Instagram, Shqipja falënderoi të gjithë mbështetësit e saj që e përkrahën gjatë këtij rrugëtimi për 105 ditë.

Ajo tha se ka fituar publikun dhe se është shumë e lumtur.

Së pari dua të ju falënderoj nga shtëpia e Big Brother Kosova. Dritat janë ndezuar, ka harruar Lumi për t’I fikur, do t’I fik unë tani, haha shaka. Këtë video po e bëj për të ju falënderuar për të gjithë mbështetjen, mesazhet, kritikat, gjithçka që më keni dhuruar kur kam qenë këtu brenda, e më shumë kur kam dal jashtë e kam ndjerë dashurinë tuaj, e kam ndjerë cdo gjë që keni bërë për mua.”

Kam qenë e fortë falë jush, unë e kam fituar Big Brotherin, këtë fitore ia dedikoj juve. Nuk jam e merzituar, jam shumë e lumtur. Unë ju kam fituar juve.”, tha tutje ajo.

Laumbardh Salihu është fituesi i çmimit të madh të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova 2.

Exit mobile version