5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shqetësuese: Tetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

- Advertisement -

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, katër raste janë raportuar në rajonin e Prishtinë, tri raste në rajonin e Pejës dhe një rast në Rahovec.

Përmbledhje e të gjitha rasteve:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 11.05.2024 – 00:00. Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari i lartcekur gjendet në arrati.

Prishtinë 11.05.2024 – 12:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vajza e tij e dyshuara femër kosovare e cila ka nevojë për tretman mjekësor-psikiatrik, pasi që vuan ka një sëmundje mendore. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara gjendet në arrati.

Fushë Kosovë 11.05.2024 – 10:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë 11.05.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten edhe vajzën e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 09.05.2024 – 19:00. Më 11.05.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar se vazhdimisht është duke pësuar dhunë psikike nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 11.05.2024 – 20:20. Viktima femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj, me shenja të çrregullimit mendor, qe një kohë të gjatë në mënyrë të vazhdueshme është duke shfaqur agresivitet ndaj saj. E dyshuara është arrestuar, është dërguar në spitalin e përgjithshëm Pejë dhe shtruar për tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë. Ndaj të dyshuarës prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim policor dhe e njëjta është duke u siguruar – mbikëqyrur nga njësiti policor.

Pejë 11.05.2024 – 22:00. Është raportuar se dy të dyshuarit, qift bashkëshortor, pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 11.05.2024-18:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se babai i tij i dyshuari mashkull kosovar–nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë në familje si dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit