15.5 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Shpronësimi i tokave/ Banorët e Shipitullës sërish në protestë, duan takim me bordin e KEK-ut

- Advertisement -

Banorët e Shipitullës së Obiliqit përsëri kanë dal për të protestuar lidhur me shpronësimin e tokave nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Banorët po kërkojnë një takim me bordin e KEK-ut. Njëri nga banorët protestues ka thënë për IndeksOnline se kanë dërguar kërkesa të shumta për takim mirëpo asnjëherë nuk janë marrë parasysh.

Javën e kaluar KEK ishte deklaruar për këtë protestë, ku sipas njoftimit thuhet se përvetësimi i tokës për nevoja xehetare nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM).

Sipas KEK-ut kjo çështje është përtej kompetencave dhe interesit të ndërmarrjes

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit