Sot ka ndodhur një shpërthim brenda një shtëpie në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, ku dyshohet për një bombol gazi, ku nga ky shpërthim janë lënduar dy persona.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avi Zahiti ku tha se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas tij në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
Sot,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes” ka thënë Avni Zahiti.