28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Shpërndarja e Kuvendit dhe votimi i Kodit Civil, deputeti i VV-tregon a do t’i votojë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Korenica ka thënë se do të votonte për shpërndarjen e Kuvendit nëse të gjitha partitë politike pajtohen për të shkuar në zgjedhje.

“Gatishmëri nga ana jonë ka. Ne jemi dakorduar që nëse një shumicë e përgjithshme opozitare do me marrë pjesë në zgjedhje, ne do të marrim pjesë në këto zgjedhje, por që jam në atë linjë që është e papërshtatshme që të shkohet në zgjedhje vetëm një subjekt opozitar sepse nuk përfshihen të gjithë për një qëllim të përbashkët. Po, nëse nuk marrin pjesë të gjitha partitë opozitare. Unë mendoj se është kërkesë e sinqertë që bashkërisht të shkojmë në zgjedhje”, tha ai në DPT te Fidani.

I pyetur për një koalicion të mundshëm me PDK pas zgjedhjeve, Korenica tha se për këtë vendos subjekti.

“Nuk kam hy në Lëvizjen Vetëvendosje që të përjashtojë bashkëpunimin me një subjekt politik. Qëllimi ka qenë që me ato qëndrime e programe që i ka LVV, kemi qenë të dakorduar dhe ndjerë përshtatshëm me ndjek deri në fund. Si vendos subjekti vazhdojmë përpara.”, shtoi ai.

Korenica u pyet se a mund të ndryshojë mendje për votimin e Kodit Civil.

“ Nuk është puna e thymjes së mendjes, është më shumë punë bindjesh. Është normale që unë dhe ti të mos kemi bindje të njëjtë. Gjithmonë i gatshëm për të diskutuar për çdo çështje. Jemi të gatshëm të diskutojmë me kryeministrin për çështje të caktuara. Nuk kam kushte. Unë nuk mendoj që diskutimet e shëndosha do të jetë pjesë e debateve të bnrendshme dhe kjo e mundëson ecjen përpara.Nuk ështzë çështja për me ardhë dikush e me ma ndërru bindjen është qëndrimi i bindjes sime personale. Unë besoj që Kodi Civil do të vije në një moment të caktuar.”, u shpreh ai.

Korenica tha se Ligji për Fertilizim, Kodi Civil, Ligji për gjendjen civile janë mospajtimet që ka me Vetëvendosjen.

“Në momentin kur qartësohet dhe argumentohet qëndrimi kundër për ligje të caktuara, mendoj se është në rregull të shkohet përpara edhe kur ka kundërshtime”, tha ai.

Korenica tha se Kodi Civil nuk votohet në formatin aktual.

“Unë pres që Kodi Civil nuk vjen në Kuvend dhe opozita nuk e voton.”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit