Një influencuese që pretendon se është bllokuar në aplikacionet e takimeve sepse është “shumë e bukur” ka zbuluar se është detyruar të kërkojë dashuri në botën offline.
Është fjala për Janaina Prazeres, thotë se pamja e saj u konsiderua ‘shumë e mirë për të qenë e vërtetë’ nga algoritmet dhe përdoruesit e aplikacioneve, të cilët raportuan profilin e saj.
Modelja braziliane më parë zbuloi se shpenzoi pothuajse 1 milion paund për kirurgji plastike në një përpjekje për t’u bërë “gruaja më perfekte” në botë.
Sipas “DailyMail”, ajo tha se krijoi tre llogari të ndryshme, por u bllokua secilën herë, duke pretenduar se të jesh “shumë e bukur” është “shumë e lodhshme”.
“Në fillim mendova se ishte ndonjë gabim”, i tha ajo medias, duke shtuar” “Por pasi krijova tre llogari të ndryshme dhe më hoqën të gjitha, kuptova se po ndodhte diçka tjetër. Ata thjesht thanë se llogaria ime dukej joautentike. U përpoqa të apeloja, por nuk mora kurrë përgjigje”.
Platforma e takimeve – të cilën ajo nuk e specifikoi, përmendi shkelje të udhëzimeve, por kurrë nuk e specifikoi arsyen. Si rezultat, ajo vendosi t’i braktiste aplikacionet dhe të kthehej te flirti tradicional.
“U ktheva të bëja atë që bënin prindërit tanë. Biseda të rastësishme, kontakt me sy…,” u shpreh ajo ne Glamour Bulgaria.
Janaina, e cila ka gati 900,000 ndjekës në “Instagram”, është operuar 20 herë, duke shpenzuar një shumë marramendëse prej 758,000 paundësh për të përmirësuar pamjen e saj.
Midis shumë procedurave që ajo i është nënshtruar gjatë viteve , Prazares ka bërë një harmonizim’ të plotë të fytyrës dhe mbushje, rinoplastika të shumta, një ngritje braziliane të të pasmeve dhe një ngritje trupi që kushtojnë rreth 66,000 paund.