E shumëpritur kishte qenë vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por pavarësisht se ai tashmë po hy për javën e dytë të qëndrimit në SHBA, Kurti nuk ka zhvilluar ende asnjë takim me ndonjë prej zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-bashkëpartiaku i tij, njëherësh ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti tha se ka shpresuar që kthimi i vizita e Kurtit në SHBA do të ishte dëshmi për skeptikët në lidhje me marrëdhëniet e tij me politikanë amerikanë.
Por sipas tij, ndoshta do të ketë takime, por deri tani mungesa e tyre është lajm i keq, transmeton lajmi.net.
“Kam shpresuar se kthimi i KM ne SHBA do të ishte dëshmi për skeptikët në lidhje me marrëdhëniet e tij me politikën amerikane. Ndoshta do të ketë takime, por deri tani mungesa e tyre është lajm i keq. Si qytetar i Kosovës kam dëshirë që KM im të pritet në nivelin më të lartë.”, shkroi Ahmeti.
Kurti pavarësisht qëndrimit tejet të gjatë në Amerikë, deri më tani i njëjti ka takuar përfaqësues të kompanive teknologjike, atyre të taksive, të Microsoft si dhe shqiptarë të shumtë të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.